MENU
klinika

Anëtarësimet në PS

Rama ironi me Palokën në Lezhë: Ai do thoshte “thum gabim”

08.11.2018 - 16:41

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Lezhës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë tha se PS ka nevojë për të rinjtë pasi sjellin energji të reja dhe ide ndryshe në të mirë të shoqërisë.

Gjithashtu nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe djemve e vajzave të reja, të cilët merrnin kartën e anëtarësisë nga vetë Rama.

Një prej vajzave të cilat kreu i qeverisë thirri kishte mbiemrin Paloka. Kaq mjaftonte që kryeministri të ironizonte me deputetin e PD, Edi Paloka.

Rama: Shihni këtë Palokën tonë, e shihni atë tjetrin. E bëni direkt dallimin

Vajza: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e PS

Rama: Ja shif vetëm kaq, e pastaj futja kot shko voto për ata

Vajza: Jam e nderuar kryeminsitër që po marr kartën nga ju

Rama: Ai do thoshte “thum” (shumë) gabim e ke, thum gabim