MENU
klinika

Deklarata

Rama: Kush thotë se Thaçi është tradhtar, është gomar

26.11.2018 - 12:33

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë dhe diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, gjatë deklaratës së tij pas mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë.

Rama tha se nuk duhet përjashtuar edhe kjo mundësi, ndërsa sipas tij gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes. Kryeministri Rama tha se kush e quan presidentin e Kosovës tradhtar për idenë e tij të shkëmbimit të territoreve është gomar.

“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm: Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar”– tha Rama.