Kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet duket takuar nënat që kanë lindur në maternitetin e ri në Sarandë, por gjithashtu theksoi se kushtet e këtij materniteti janë spektakolare dhe me parametra të kohës.
Rama paralajmëroi edhe ndërhyrje të reja në disa maternitete në qytetet e ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri si dhe bëri thirrje për shtimin e lindjeve.
“Një maternitet i ri që ta shohin tërë Kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati.”, shkruan Rama në përshkrimin e video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare.
Në fund Rama deklaroi se pagat e infermierëve, mjekëve dhe të gjithë personelit do të rritën dhe kjo është një rrugë që nuk ka të ndalur.
“Në janar kemi 300 mjekët e parë. Pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave për infermierët, mjekët dhe të gjithë personeli. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara. Tani ti nxisim të bëjnë më shumë fëmijë”, tha Rama.