MENU
klinika

Deklarata

Rama për Kosovën: Të zhgënjyer nga BE-ja, ndërsa Serbia me 2 fytyra

26.11.2018 - 10:57

Shqipëria dhe Kosova janë shfaqur më bashkë se asnjëherë në takimin e dy qeverive në Pejë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para dy kabineteve dhe mediave të Kosovës e Shqipërisë ka dërguar mesazhe të qarta për Bashkimin Evropian dhe Serbinë. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka akuzuar për dyfytyrësi Serbinë por edhe BE-në në raport me shqiptarët. Ai tha se

Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave do zbatohen brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama që mori fjalën pas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përmendi letrën e At Shtjefën Gjeçovit dërguar Konicës ku fliste për bashkimin, ndërsa shprehu zhgënjim nga BE-ja.

“I nderuar kryeministër Haradinaj, të nderuar anëtarë të qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Dje përkujtuam në Prizren për të dytën herë brenda këtij viti amanetet dhe urdhëresat e Lidhjes shqiptare, të cilat koha jo vetëm nuk i ka zbehur aspak por i ka në rendin e ditës.
Dhe sot dua të sjell këtu pasazhet e një letre që shqiptari i madh prej Kosove At Shtjefën Gjeçovi i dërgonte prej Pejës Faik Konicës në 1898. “Zemra e një shqiptari të vërtetë do të lakmonte bashkimin ndër vete…”

Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmin e tij në një regjim kushtetues e liberal, garancia e të cilit është çelësi i stabilizimit rajonal dhe ndërlidhjes rajonale. Për Kosovën Shqipëria është natyralisht shteti më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuar për suksesin e Kosovës.
Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete apo shtet në letër të zhveshur. Kjo drejtësi është ajo e të drejtave të njeriut që nuk njeh gjysmë njerëz. Ne i kemi mirëpritur në çdo çast të gjitha dinamikat shumë palëshe apo dy palëshe që çojnë drejt plotësimit të kuadrit gjysmë të plotësuar. Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Dhe ja pse themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur dhe domethënës në kuptim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet. Ngjarjet si e Interpolit, shfaqje dekurajuese”, deklaroi kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës.

Shqipëria është tërësisht e angazhuar për procesin e paqes dhe Kosova është në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar. Kosova ka bërë përparim thelbësor në rajon dhe ne konstatojmë se ka përparuar në dialogun me Serbinë. Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve, pra kjo është provokuese dhe shqetësuese. Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia. Është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë te Serbisë. Vendimi për taksën është qasje politike’- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Pikëlluese të shohësh PD në këtë gjendje!"

Kadilli: Basha fajtor, s’bëri dot asnjë betejë

"Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj!"

Qeveria, gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë