Simboli i shqiponjës tek Dogana në kryeqytet është hequr, në kuadër të punimeve për ndërtimin e mbikalimit si pjesë e projektit për Unazën e Re.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministri Rama në Twitter përmes një postimi me anë të cilit shprehet se vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e ‘Shqiponjës’.
Statusi i plotë i Ramës:
“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”
Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund? pic.twitter.com/mMfnEa9US2
— Edi Rama (@ediramaal) November 11, 2018