Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në ambientet para Kuvendit, kanë reaguar herë pas here dhe liderët politikë.
Së fundmi ka shkruar në rrjetin e tij social Instagram, kryeministri Rama, në një formë të ashpër duke ju përgjigjur ish-kryeministrit Berisha për deklaratat e tij.
Në postimin e ti Rama shkruan:
“Dy vajza të dhunuara për nevojat e kafshërisë politike. Njëra e goditur keq, tjetra e keqpërdorur ultësisht?Le ta mbajë turpin kush akoma e voton dhe e mbështet këtë lloj kafshërie?”
Kujtojmë se më herët demokrati Sali Berisha, sulmoi policen Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur sot në protestë, duke postuar një foto ku shihej një efektive policie me ministrin Lleshaj në spital.
Berisha e ngatërroi atë me kolegen e saj Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta gjatë shpërthimit të një kapsolleje në protestë.
Berisha aludoi se policja në foto ishte Nuka, duke shtuar se ajo nuk ishte dëmtuar në gishta.
Por rreth një orë më vonë Berisha e fshihu statusin në fjalë, ku e quante policen 24-vjeçare ‘ndrikull’.