MENU
klinika

Deklarata

Rama vlerësim për Bankën e Shqipërisë: Institucioni i vetëm…

01.11.2018 - 11:02

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, kryeministri Edi Rama u shpreh se Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar dhe përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë.

50 vite më parë kur BE sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet të provonte rezultatet gjysmë shekullit që kaloi, Banka e Suedisë pati organizuar një konferencë me të njëjtin pyetje që sot Shqipëria ja bën vetes: Banka Qendrore përballë sfidave. E parë me sytë e 50 viteve më pas, politikat monetare i kanë kapërcyer kufijtë kombëtare dhe janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Sot në një vend si Shqipëria është ngritur pyetja e integrimit evropian me tërësinë e kushteve Banka qendrore duhet t’i japë një përgjigje kësaj pyetje, Duket pyetje e thjeshtë, por është komplekse. BSH ka pasur një rol pozitiv në përballjen me përudhen pas krizës duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se BSH është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar. BSH përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri. Sot është ulur niveli i kredive të këqija në krahasim me vitet e kaluara”- tha Rama.