MENU
klinika

Nga futbolli në tenis

Reflekset e Ronaldo shpëtojnë tifozen

13.11.2018 - 12:04

Ndeshjet e Kombëtareve në Ligën e Kombeve u kanë dhënë mundësi disa futbollistëve të bëjnë disa ditë pushim dhe një prej tyre është edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi edhe këtë herë ka vendosur të mos bëhet pjesë e kombëtares së tij në këtë event dhe këtë kohë do ta shfrytëzojë për pushime së bashku me familjen e tij.

Dhe Ronaldo nuk ka humbur aspak kohë. Pasi u largua triumfues nga “San Siro”, ku Juventusi mundi Milanin 2-0 dhe goli i dytë u shënua nga portugezi, Ronaldo të hënë është nisur menjëherë drejt Londrës me të dashurën e tij Georgina dhe djalin e tij të madh.

33-vjeçari është fotografuar në mbrëmje teksa ishte i pranishëm në “O2Arena” duke ndjekur një ndeshje tenisi në të ATP.

Sigurisht, për Ronaldon dhe familjen e tij ishte rezervuar radha e para, por aty ka edhe “rreziqe”. Megjithatë Ronaldo është tepër i kujdesshëm dhe në një moment është fotografuar duke kapur një top tenisi, i cili përfundoi te spektatorët. Çfarë refleksi!