MENU
klinika

Panairi i librit 2018

Ridvan Dibra rrëfen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”!

13.11.2018 - 17:34

I mbështetur mbi një monodramë të hershme të autorit, por me ndryshime thelbësore në strukturë e përmbajtje, vjen romani i ri i shkrimtarit Ridvan Dibra me titullin “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, i cili do t’i paraqitet lexuesit në Panairin e Librit Tiranë (14 – 18 tetor 2018), nga Shtwpia Botuese ‘Onufri’, prodhim i vitit 2018.

Ridvan Dibra, lindur në Shkodër më 1959, është autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë dhe studime letrare. Pjesë nga krijimtaria e tij janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, maqe¬donisht, boshnjake, malaziase etj. dhe janë përfshirë në disa antologji brenda e jashtë vendit.

Është fitues i disa çmimeve kombëtare e mbarëkombëtare. Romani i tij “Legjenda e vetmisë” (“Onufri”, 2012) fitoi çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i botuar në hapësirën mbarë-shqiptare. Për krijimtarinë e Ridvan Dibrës kanë shprehur konsiderata disa nga emrat e njohur të kritikës dhe letrave shqipe.

Romani “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” fillon me këtë fjali: “Unë, Madalena, mbas shumë e shumë hezitimesh, dyshimesh e pasigurish, vendosa ta rrëfej vetë historinë e dashurive të mia…”

Subjekti i romanit

Në qendër të veprës është fati i një femre me emrin Madalenë, përqendruar në tri periudha të rëndësishme e vendimtare të jetës së saj: në moshat 15, 25 e 40 vjeçe, ku përcaktuese bëhet sidomos etapa e parë, ajo e adoleshencës.

Sepse pikërisht në këtë periudhë problemi numër një i Madalenës, shqetësimi i saj kryesor bëhet humbja e virgjërisë. Dhe këtu nis tjetërsimi e absurdi i këtij karakteri: Madalena nuk e vuan virgjërinë si fakt në vetvete (ajo është e zënë me mjaft angazhime shkollore – artistike), por sepse në grupin e saj prej pesë shoqesh vetëm ajo deklarohet e virgjër.

Duke qenë e tillë, domethënë e virgjër, ajo tallet e përbuzet vazhdimisht nga shoqet e saj, tallje e përbuzje që veçse shtohen dhe ia bëjnë ferr ekzistencën. Në rrethana të tilla ajo vendos të kërkojë ndihmë.

Po ku?

 

Institucionet që mund t’i gjendeshin pranë e ta ndihmonin, si Familja, Shkolla, Shoqëria, janë në krizë të plotë e të denatyruara. Derisa Madalena vendos një ditë: të zhvirgjërohet! Krejt pa dëshirën e saj. Në rastin më të parë që do t’i krijohet.

Dhe ai rast paraqitet diku në banjat e pista të shkollës së saj. Kështu, ajo që duhej të ishte përvoja e parë, e bukur dhe e papërsëritshme në jetën e kësaj adoleshenteje 15 vjeçare, kthehet në një akt mekanik, banal e vulgar.

Nën shenjën e këtij “vendimi” të hershëm e të detyruar (të tjerët, koha, mjedisi), përmes episodesh e situatash sa absurde e groteske, aq edhe tragjikomike, në një trajtim thuajse përherë ironik e parodik, pasqyrohen edhe dy etapat e tjera nga jeta e Madalenës, por dhe e katër shoqeve të saja.

Dhe në fund të romanit lexuesi ndoshta pyet: “Ishte jeta dhe fati i një femre me emrin Madalenë? Apo jeta dhe fati i femrës shqiptare? Apo jeta dhe fati i femrës në përgjithësi?”

Për kureshtjen e lexuesve, bëjmë me dije se monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” mbi të cilën edhe është mbështetur ky roman, do të vihet në skenë nga regjisori kosovar Ben Apolloni dhe aktorja Arjola Demiri.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!