MENU
klinika

Mjeshtri i Madh

Rishfaqet ‘’Zhizel’’ në arTurbina për nder të Agron Aliaj

03.11.2018 - 10:53

Në nder të ‘’Mjeshtrtit të Madh’’, koreografit Agron Aliaj dhe të 85 vjetorit të tij rikthehet pas disa vitesh Baleti “Zhizel”, ku në forcën e saj ka forcën e dashurisë.

Ajo do të trasmetohet në datën 9, 10, 11 nëntor në Teatri Kombëtar i Baletit arTurbina. “Zhizel” është vënë në skenën shqiptare, për herë të parë në vitin 1988 nga Agron Aliaj.

Ky Balet me dy akte me muzikë të Adolphe Adam ndërtohet mbi motivet e një legjendë të lashtë gjermane dhe vjen me koreografi të J.Perrot, J.Corrali, M.Petipa.

Në qendër të këtij baleti është historia e dashurisë midis Zhizelës dhe Albrehtin, një i ri nga një familje e kamur, i fejuar dhe me një vajzë tjetër.

Ajo dashurohet për herë të parë me të dhe zhgënjehet nga kjo lidhje.

Përpara varrit të Zhizelës, Albrehti është i dënuar të kërcejë deri në vdekje. Por Zhizel, që vjen nga bota e përtejme, arrin ta shpëtojë atë nga ky mallkim.

Ajo rivjen nga bota e përtejme, e cila dhe pse aty, vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu.

Lufta e vilisave është e tillë që ata duan ta shkatërrojnë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë, megjithatë ajo është një hije rreth tij.

Biletat për shfaqjen shiten në sportelin e arTurbina, çdo ditë nga ora 10:00-20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit