Tashmë është kthyer në trend që personazhe të njohur të ekranit dhe jo vetëm të përdorin llogarinë e tyre të “Instagramit” për t’i dhënë përgjigje fansave të tyre.
Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Rozana Radi, e cila realizoi një “intervistë” pyetje-përgjigje në “Instastory”.
Rozana u pyet se më kë jeton. Ndonëse pyetja nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, ajo çfarë e bënte prekëse ishte përgjigja e saj. “Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi, që për fat nuk kam mundësi t’ja puth duart nënës dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësinë që më dha”, shkruan ajo, duke zbuluar se aktualisht shtëpinë e ndan me qenushin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Rozana flet për prindërit e ndjerë, mungesën e të cilëve e shpreh edhe përmes dedikimeve në rrjete sociale dhe jo vetëm. Përveç kësaj, po në të njëjtën rubrikë, Rozana zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një baladë të re, detaje e së cilës zgjodhi t’i lërë surprizë.