MENU
klinika

Protesta te Unaza e Re

Rrëfehet 17-vjeçari/ Denoncon dhunën nga policët

25.11.2018 - 18:37

Paolo është 17-vjeçari i shoqëruar gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet.

17-vjecari ka folur gjatë protestës së sotme në prani të kreut të PD Lulzim Basha dhe ka thënë se është dhunuar nga policët brenda dhe jashtë komisariatit.

“Më morën vetë, nxirrnin telefonin me foto e njeh këtë, më gjuanin me shpulla.

Në momentin kur me kanë shoqëruar i kam komunikuar që jam 17-vjeç. Gjatë shoqërimit nuk kam pasur dhunë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka qenë komplet tjetër. Aty ka pasur dhunë.

17-vjecari i dhunuar-konica.al
17-vjecari i dhunuar-konica.al

Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave, ndersa dy persona të tjerë kur isha brenda në zyrë. I thashë avokatit, në fakt më mori një nga oficerat, tjetri thoshte lerë se na hap punë ai se është i vogël.

Kur po përgatisnin fletëarrestin më thanë ke problem t’i thuash avokatit për dhunë nga policia. Jo i thashë sepse më shikonin të gjithë egër dhe s’kisha guxim.

Kam qenë duke u dridhur. Psikologu ka qenë thuajse inekzistent. Ia kam thën psikologut të dytë sepse u ndërruan. Ti je cup, je tregu në momentin e gabum, do dënohesh më e pakta 10 vite burg. Nuk ka pas kush me e pa shenjat”, u shpreh ai.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri