MENU
klinika

"Kurrë se mora vesh..."

Rrëfimi prekës i Mihrije Brahës

03.11.2018 - 17:39

Një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, Mihrije Braha, ka bërë së fundmi një rrëfim mjaft prekës, ku ka trefuar për dështimin e dy shtatzënive.

Në një intervistë për “Mirage”, Mihrija tregon se herën e parë nuk e kishte ditur se ishte shtazanë, por ka dështuar e detyruar nga rrethanat.

Kisha ngelur shtatzënë por nuk e dija. Kam shkuar tek doktori dhe më ka thënë nuk je shtatzënë por ke një vonesë të ciklit dhe më ka dhënë disa tableta për t’i pirë. Moskonstatimi i saktë i një shtatzënie, kur merr tableta të tjera, nuk e ke të sigurt që fryti do të zhvillohet në gjendje normale,“- tregon e prekur Braha.

Për këtë arsye, pas vizitës në një doktor tjetër që ka konstatuar se Mihrija ishte dy muajshe shtatzënë, kanë vendosur që të ndërpresin shtatzëninë.

“Herën e dytë kur kam mbetur shtatzënë, jam gëzuar shumë. Edhe djali im Platori është gëzuar shumë. Diku në muajin e 4 ose të 5-të, kam pasur një dështim spontan. Gati gjysmën e punës me dështu, ka qenë shumë e dhimbshme.

Platori më puthte barkun dhe më tha: “Mami, nëse është vëlla, do t’ja lëmë emrin Jon. Nëse është motër, do t’ja lëmë Ikena.” Ikena s’kisha dëgjuar asnjëherë. I thashë ku e ke dëgjuar këtë emër Ikena? Në çerdhe?

“Jo- tha,- i kena krejt.” Uau çfarë shpjegimi i mirë. I thashë nëse do të jetë motër, Ikena do t’ja vendosim emrin. Por me kalimin e kohës nuk e kam ditur nëse ka qenë Joni apo Ikena, as sot e kësaj dite s’e di. Nuk kam dashur t’a di, nuk kam dashur të vuaj edhe për këtë pjesë tani,”- përfundon këngëtarja.