Afërsisht një vit më parë, kryetari i ri i Bordit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e nisi detyrën me një qëndrim të vendosur për të garantuar konkurrencën e ndershme në tregun e telefonisë celulare. Ai premtoi marrjen e masave që do të shmangnin abuzimin me pozitën dominuese nga operatori më i madh, Vodafone Albania.
Ndër masat e propozuara ishin kthimi i asimetrisë në tarifat me shumicë, në favor të operatorëve me pjesë më të vogël tregu. Por, në vendimin përfundimtar të muajit tetor, AKEP u tërhoq nga kjo masë, duke caktuar tarifa të barabarta për të gjithë operatorët.
Masa e dytë e rëndësishme ishte vendosja në rregullim e trafikut ndërkombëtar hyrës me shumicë. Argumenti ishte se operatorët e mëdhenj i përdornin të ardhurat e mëdha nga terminimi ndërkombëtar për të subvencionuar shërbimet kombëtare me pakicë, duke përfituar rrjedhimisht avantazhe të pandershme konkurruese. Ky premtim ishte mbajtur, të paktën pjesërisht, duke vendosur detyrimin e mosdiskriminimit, ose vendosjen e tarifave të ndryshme për operatorët të ndryshëm.
Por, në mënyrë të papritur, këtë javë, Këshilli Drejtues i AKEP e anulloi analizën e tregut me shumicë të aksesit dhe origjinimit; tregjeve me shumicë të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare dhe tregu me pakicë i shërbimeve celulare. Shfuqizimi i analizës së tregut anullon, rrjedhimisht, të gjitha masat rregulluese të marra mbështetur mbi këtë analizë. Tregu kthehet aty ku ishte para vendimmarrjes së fillimit të tetorit, me të njëjtat probleme.
AKEP nuk ka dhënë ndonjë argumentim të qenësishëm në themel për arsyet e anullimit të analizës së tregut. Arsyeja kryesore që përmendet në vendim është synimi “për të garantuar një klimë mirëkuptimi dhe mbështetëse për investimet e operatorëve të këtij tregu”. Edhe këtë herë, AKEP është tërhequr para presionit të operatorëve.
Një hipotezë mund të jetë se operatorët celularë kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në tenderin për brezin 800 Mhz, ku qeveria shpreson të sigurojë rreth 22 milionë euro nga dhënia në përdorim e frekeuncave. Përballë një rreziku të tillë, ndoshta me “urdhër nga lart”, AKEP është tërhequr dhe ka anulluar