MENU
klinika

Komisioni i Ekonomisë

Rrogat deri 40 mijë lekë pa taksa, Ahmetaj kundër

07.11.2018 - 16:56

Deputetë të Maxhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë propozuan që pagat deri në 40 mijë lekë të reja të mos taksohen duke e rritur pragun  nga 30 mijë që është sot.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti thotë se kjo nismë shkon në linjë me parimin që kush paguhet më pak taksohet më pak dhe kush paguhet më shumë taksohet më shumë.

Duke vlerësuar atë cfarë keni bërë dhe kemi bër

ë si mazhorancë pra pjesa në linjë me progresivitetin. Kush fiton më pak paguan më pak, duke vlerësuar dhe rritjen e vazhdueshme të pagave të atyre që kanë marrë më pak deri tani dhe  duke marr parasysh faktin që rritjen kanë prekur fashën e cila nuk paguan dhe kanë kaluar në fashë që pagujanë. Ne do duhet ta  rishikojmë këtë duke propozuar që fasha për të cilën fillon tatimi mbi të ardhurat të jetë 40 mijë lek dhe jo 30 mijë lek sikundër e kemi.” – tha Gjylameti.

Duke mos qënë dakort me këtë propozim kreu i financave renditi dhe arsyet.

Unë jam absolutisht kundër që të shikohet dyshemeja, absaolutisht kundër pastaj parlamenti të vendosi si të dojë është gabim fiskalë.Do të thotë që nqs ju doni në të drejtën tuaj legjitime kush fiton më pak paguan më pak dhe ky që fiton më pak paguan 1.9% ju thoni nqs këtë fashë e nxjerrim fare 9.6 mln nga buxheti i shtetit i kancelojmë dhe përfitokam dhe unë dhe ti. Jo sdo duhet.”– tha Ahmetaj.