MENU
klinika

Simpoziumi për konfliktin e interesit

Ruçi: Konflikti i interesit, problem serioz për të 3 pushtetet

06.11.2018 - 14:33

Kuvendi i Shipërisë organizoi Simpoziumin për Konfliktin e Interesit, ku bashkëpunonin dhe ILDKPKI dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë.

I pranishëm ishte dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci i cili tha se duhet të ndalohen vendimmarrjet në Kuvend ku ka konflikt interesi, pasi sipas tij shmangia e konfliktit të interesit është detyrim moral.

“Ky simpozium është me rëndësi për demokracinë dhe sistemin politik dhe shtetin e të drejtës. Shmangia e konfliktit të interesit është një problem serioz për të treja pushtetet.

Simpoziumi për Konfliktin e Interesit-konica.al
Simpoziumi për Konfliktin e Interesit-konica.al

Shtrimi i këtij problemi në Kuvend merr një rendësi të veçantë, pasi është ky institucion ku kundërshtohet dhe vendoset. Duhet të ndalohen vendimmarrjet në Kuvend ku ka konflikt interesi.

Shmangia e konfliktit të interesit është edhe detyrim moral. Nuk mund të jemi korrekt nëse nuk jemi të ndershëm politikisht dhe moralisht.

Duhet të merren masa për të qënë me transparent me publikun. Ky simpozium duhet konsideruar si pasqyrë për vetveten”- tha Ruci.