MENU
klinika

Detajet

‘Sa shumë të kemi pritur’, Rama suprizë familjes së varfër

10.11.2018 - 08:44

Një tjetër dramë njerëzore, është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku protagoniste është bërë një familje e varfër nga Postriba e Shkodrës me 7 fëmijë, të cilës iu premtua se do të bëhet me shtëpi të re.

Postimi i Ramës

“MIRËMËNGJES ?

dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

“Mirë se erdhe, sa shumë të kemi pritur”, kështu e pret mes lotësh më e moshuara e familjes Shabaj, ndërsa Rama i puth asaj duart.

Po ti si e ke emrin? (I drejtohet një prej vajzave të vogla të kësaj familje) Sa vjeçe je? (4 ia kthen ajo). Qenke sa Zaho, do të ta prezantoj”, shprehet ai duke përqafuar.

“Kjo situatë këtu është e rëndë shumë, dhe do e zgjidhim. pasi e meritojnë fëmijët që janë nxënës të shkëlqyer, që nuk justifikohen të thonë se ‘s’kemi ku mësojmë’, apo ‘skam këtë, as atë, s’kemi ku flemë e çfarë hamë, s’kemi s’kemi’…Siç bëjnë ata që kanë dhe marrin lekët e babait dhe mamit dhe rrinë në kafe’ Do ta rregullojmë këtë punë, do t’ju bëjmë shtëpinë e re. Do ju çojmë me qira diku. Do të gjejmë një mundësi punësimi konstante (i drejtohet babait të fëmijëve)”, tha Rama. Pavarësisht situatës dramatike, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batutat, duke shtuar se banesa e re do të bëhet edhe më e lartë”, tha Rama.