MENU
klinika

Nga The Economist

SHBA nuk mund ta konkurrojë Rusinë…

16.11.2018 - 13:05

Duket e pamundur që SHBA të sfidojë gazsjellësin rus…

Këtë javë Rick Perry, sekretari amerikan i energjisë, shkoi në Evropën Lindore për të shitur gazin natyror të lëngshëm të vendit të tij (LNG). Në Varshavë ai njoftoi një kontratë 24-vjeçare me kompaninë shtetërore polake të gazit, PGNiG, sipas të cilës Polonia do të marrë 40.95bn metra kub gaz nga një furnizues amerikan, Cheniere Energy.

Në Berlin të njëjtën ditë, Peter Altmaier, ministri i ekonomisë i Gjermanisë, u takua me Alexey Miller, nga Gazprom, gjiganti i gazit rus, ku diskutuan rritjen e importeve të gazit rus në Evropë nëpërmjet Nord Stream 2, një tubacion shumë i diskutueshëm.

Vendet evropiane po shqetësohen gjithnjë e më shumë për sigurinë energjetike. Kërkesa për gazin në Evropë është rritur që nga viti 2015, pjesërisht falë rimëkëmbjes ekonomike globale. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kërkesa e përgjithshme në Evropë për gaz arriti vitin e kaluar 613 miliardë metra kub.

IEA pret që kërkesa të stabilizohet dhe të bjerë shumë pak deri në vitin 2040. Por me prodhimin e gazit që po pakësohet në Evropë, rajoni është gjithnjë e më i varur nga importi, veçanërisht nga Rusia, e cila tashmë siguron 35% të furnizimit të saj.

Situata u përkeqësua në vitin 2006 dhe 2009, kur Rusia përkohësisht ndërpreu transportin e gazit nëpërmjet Ukrainës, duke shkaktuar mungesa në disa vende. Udhëheqësit evropianë filluan të kërkonin furnizime alternative të gazit, duke përfshirë LNG, pra gazin amerikan.

Amerika është prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë eksportuesi dominues, pjesërisht falë kërkesës në rritje nga Amerika e Jugut dhe Azia.

Por ka një problem për sa i përket blerësve evropianë, sepse  është se është më i shtrenjtë se gazsjellësi nga Rusia. Eksportuesit amerikanë duhet të mbulojnë edhe kostot e transportimit dhe rigazifikimit.

Si rezultat, vitin e kaluar, Evropa importoi tetë herë më shumë gaz nga gazsjellësi rus sesa nga kompania amerikane. Ky trend duket se po vazhdon edhe  në 2018. Importet e gazit rus nga vendet e Bashkimit Europian arritën një rekord në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 8%.

Konkurrenca nga Amerika e ka detyruar Gazprom të ulë çmimet. Dhe tani amerikanët po “i hedhin sytë” nga Azia.

Kina është bërë një destinacion veçanërisht i rëndësishëm. Sigurimi se lufta tregtare e Presidentit Donald Trump me Kinën nuk do t’i japë fund kësaj tregtie është më e rëndësishme për furnizuesit amerikanë sesa çdo marrëveshje e nënshkruar me Evropën.

The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Lufta' për gazin

Marrëveshja e Kaspikut