MENU
klinika

Psikoterapi

Shenjat treguese që fëmijët kanë probleme mendore?

20.11.2018 - 13:07

Fëmijët kanë probleme të shëndetit mendor ashtu si të rriturit dhe sigurisht mund të kenë nevojë për këshillim me mjekun.

Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të shëndetit emocional dhe çrregullimeve të humorit ashtu sikurse të rriturit. Një në pesë fëmijë dhe adoleshentë mund të kenë një çrregullim mendor të identifikueshëm që kërkon trajtim.

Të paktën një në 10 ka një shqetësim serioz emocional. Këshillimi psikologjik mund të ndihmojë shumë për këtë problem. Terapia mund të ndihmojë fëmijët që kanë probleme të tilla si: ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi i vëmendjes, hiperaktivitetit (ADHD) dhe çrregullimi i sjelljes.

Shenjat paralajmëruese që fëmija juaj mund të ketë nevojë për këshillim psikologjik përfshijnë:

• Ndjenjat e vazhdueshme të trishtimit;

• Zemërimi i vazhdueshëm dhe një tendencë për të reaguar rëndë ndaj situatave të caktuara;

• Shqetësim i vazhdueshëm, ankth ose frikë;

• Preokupimi për ndonjë sëmundje fizike ose për pamjen e jashtme;

• Frikë se dikush po kontrollon mendjen e tij, ose se ai është “jashtë kontrollit”;

• Një rënie e papritur dhe e pashpjegueshme e notave në shkollë;

• Një humbje e interesit në aktivitetet që dikur e gëzonin;

• Ndryshimet në oraret e gjumit apo të ushqyerit;

• Dëshira për të qëndruar vetëm dhe jo në shoqërinë e miqve apo familjes;

• Dëgjojnë zëra që nuk janë aty;

• Shprehin mendime për vetëvrasje;

• Paaftësia për t’u përqendruar, për të menduar qartë ose për të marrë vendime;

• Kryen veprime të përsëritura në mënyrë obsesive gjatë gjithë ditës, të tilla si larja e duarve ose pastrimi i gjërave;

• Përjeton ankthe të rregullta.

Nëse një fëmijë ose adoleshent tregon disa ose shumë prej këtyre shenjave, ai ka gjasa të ketë nevojë për terapi. Terapia për fëmijët mund të jetë shumë e dobishme, veçanërisht nëse një problem është identifikuar përpara se fëmija të rritet dhe gjendja të përkeqësohet.

Llojet e terapisë

Shumë fëmijë mund të kenë problemeve të ndryshme të shëndetit mendor dhe terapia vjen në shumë forma. Disa forma të këshillimit të fëmijëve dhe që mund t’i ndihmojnë janë:

• Terapi njohëse-sjellëse: Në këtë formë të këshillimit, fëmijët mësohen se si mendimet e tyre mund të ndikojnë në vendime dhe në sjellje. Se si të identifikojnë modelet e mendimit negativ ose të shtrembëruar dhe ta përmirësojnë atë. Kjo lloj terapie ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të humorit, ankthit dhe depresionit.

• Terapia me lojë: Fëmijëve u jepen lodra për të luajtur dhe një psikoterapeut e shikon lojën e tyre për të kuptuar më mirë gjendjen emocionale ose shëndetin e tyre mendor. Llojet e ndryshme të lojës e ndihmojnë fëmijën të kuptojë ndjenjat dhe t’i shprehë ato.

Terapia mund të ndihmojë fëmijët që kanë depresion ose ankth sepse ata kanë probleme, që lidhen me çështjet e jetës si divorci i prindërve ose vdekja e një të afërmi.

• Psikoterapia psikodinamike: Një psikoterapeut ndihmon në zbulimin e çështjeve që ndikojnë në mënyrën se si një fëmijë mendon ose vepron.

Terapia ka qëllim sjelljen e një fëmije që të përmirësohet sapo të zhvillohen përpjekjet e tij të brendshme. Kjo mund të ndihmojë një fëmijë që ka ankth ose depresion, gjithashtu ka të bëjë me çrregullimin e të ushqyerit.

• Terapia e sjelljes: Kjo lloj terapie ndryshon nga terapi njohëse – sjellëse sepse fokusohet kryesisht në modifikimin e sjelljes. Sjelljet identifikohen, inkurajohen dhe pastaj prindërit punojnë për të ndryshuar faktorët mjedisorë që kontribuojnë në sjellje të papërshtatshme.

Mos hezitoni të flisni me mjekun ose një psikolog nëse fëmija juaj duket se ka probleme. Vëmendja e shpejtë mund ta ndihmojë atë të kapërcejë më mirë problemet me të cilat po përballet dhe të jetojë një fëmijëri më të lumtur dhe më të shëndetshme.