MENU
klinika

Ngjarja në Korçë

Sherr me thika mes të rinjve, plagoset rëndë 23 vjeçari

10.11.2018 - 20:13

Një i ri 23 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive të dobëta në Bilisht të Korçës. 

Policia njofton se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës pas plagosjes me kaçavidë.

Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, bëhet me dije nga Policia e Korçës.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Policia raporton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

'Shuajnë’ vapën në ujërat e liqenit

Turistët ‘pushtojnë’ Pogradecin

Rama publikon pamjet e plazhit ranor

Tushemishti, gati për sezonin veror!

Bënte ‘biznes’ me kalimin e mallrave kontrabandë

Arrestohet një punonjës policie në Qafë-Botë