MENU
klinika

Aktorja e parë grua

Shkodra, e para në emancipimin e teatrit

10.11.2018 - 17:26

Në art, Shqipëria për vite e dekada të tëra është quajtur si një vend i prapambetur, duke qenë se trajtonte tema që Evropa i kishte ezauruar shekuj më parë. Ishte shekulli XVI kur Shekspiri qe në lulëzimin e tij, ndërsa ne, për herë të parë për të tilla tema, kemi shkruar rreth katër shekuj pas tij. Pa përmendur temat patriotike të cilat në perëndim datojnë edhe më herët.

Teatri “The Globe” i çelur nga Shekspiri

Kjo ishte një ndër arsyet e përdorura nga vendet që nuk ja donin të mirën Shqiprisë dhe që nuk donin ta lejonin atë të vetëqeverisej. Duke u bazuar në art, gjuhën e përbotshme, në konferenca të ndryshme flitej se një shtet i tillë nuk mund të qeveriste vetveten e prandaj ishte e nevojshme të vendosej një protektorat i huaj apo, edhe më keq, një qeveritar joshqiptar.

Jo vetëm temat, por i tërë arti në përgjithësi, fillesat e veta i pati shekuj pas vendeve të tjera. Përshembull teatri… Nuk po heq paralele me Greqinë e Vjetër e cila teatrin e njeh qysh shekuj para Krishtit, por me vende të tjera ku shkëlqyen dramaturg të jashtëzakonshëm si Molieri, Ibsen e të tjerë.

Shqipëria, për fat të keq, asnjëherë nuk njohu dramaturg profesionistë seriozë. Të gjithë ishin krijues që përkrah poezisë apo prozës, i kushtonin pak kohë edhe dramave, mes të cilët vlen të përmendet Atë Gjergj Fishta me “Juda Makabe”, “Shqyptari i Qytetnuem” apo me komedinë fshikulluese “Gomari i Babatasit”. Ishte po ky ai që e përktheu edhe Molierin, nën titullin “I ligu për mend”.

Edhe shfaqjet teatrale filluan relativisht vonë, përgjithsisht në kohën kur teatri evropian po revolucionarizohej. Ndërkohë që në Austri luhej “Rrethi”, dramë e cila u pa si shembja e çdo kodi etik dhe moral të një shoqërie, sado e përparuar ajo ishte, në Shqipëri gratë dhe vajzat akoma nuk mund të ishin aktore.

Teatri Migjeni

Më 10 gusht 1919, në Shkodër ndodh diçka e papritur. Me këmbënguljen e dramaturgut dhe regjizorit Kolë Gurakuqi, një vajzë luan rolin kryesor në dramën “Erminia e vorfën”.

Foto gjatë një drame të dhënë në Shkodër

Kjo vajzë ishte Roza Shoshi Kakarriqi e cila me vendimin e saj solli emancipimin e gruas shqiptare, të njëjtë me atë që solli vepra “Shtëpi Kukulle” e Ibsen me gruan suedeze.

Sikurse kemi thënë edhe më parë, Shkodra është e para në shumëçka dhe kjo bën të pamundur që në ndonjë etapë të ekzistencës së saj të mbetet e fundit!

/Andreas Dushi

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët