MENU
klinika

Detajet

Shkodër/ Një i vrarë e një i plagosur në mes të ditës

14.11.2018 - 11:47

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

 Viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut. Po kështu është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj.

Paraprakisht dyshohet se personi është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin.

Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë.