MENU
klinika

Zjarrvënie e qëllimshme

Shkrumbohen 2 makina në Durrës

11.11.2018 - 08:41

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit, ndërsa mjetet e parkuara që janë përfshirë nga flakët janë tip ‘Benz’ më targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.