MENU
klinika

Sinead O’Connor

Shokon këngëtarja: Njerëzit e bardhë ta shpifin!

08.11.2018 - 12:44

Këngëtarja irlandeze godet sërish. Sinead O’Connor ka shokuar me postimin e fundit në Twitter. Ajo i konsideroi njerëzit e bardhë si të neveritshëm.

Në një postim në Twitter, O’Connor, e cila ka marrë emrin Shuhada’ Davitt që nga konvertimi i saj, shkruajti: “Me vjen tmerrësisht keq. Ajo çfarë unë dua të them është kaq raciste saqë nuk e kisha menduar kurrë se shpirti im mund ta ndjente ndonjëherë. Por me të vërtetë unë kurrë nuk dua të kaloj më kohën me njerëz të bardhë. Ata janë të neveritshëm”.

Ajo është përfshirë shpesh në polemika, sidomos kur në vitin e largët 1992 grisi një foto të Papës. Pak ditë më parë, O’Connor njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se është konvertuar në fenë Islame.

Artistja, e cila njihet më së shumti për hitin e saj të vitit 1990 “Nothing Compares 2 U”, tha se e kishte ndryshuar emrin e saj në Shuhadà. Po përmes “Twitter”-it, ajo falënderoi ndjekësit myslimanë të saj për mbështetjen. Shpjegimi për vendimin e saj është “konkluzioni i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent” e për këtë ngarkoi edhe një video teksa këndonte “adhan”-in, apo thirrjen islamike për lutje.

Kjo nuk është hera e parë që O’Connor, e cila e kishte ndryshuar edhe vitin e kaluar emrin, ligjërisht në Magda Davitt, që flet hapur për besimin e saj. Në vitin 1992, ajo shkaktoi debate të forta kur grisi një foto të Papës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një televizion amerikan. Shtatë vite më vonë, ajo u shugurua nga një kishë e shkëputur në Lourdes.