MENU
klinika

Flet kryebashkiaku Dako

Shpëtojnë durrsakët, ska më fekale

29.11.2018 - 10:20

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në inagurimin e e kolektorit të ri tha për mediat se investimi me vlerë rreth 7 milionë euro përfshihet edhe rrjeti i gjerë i ri i kanalizimeve pasi ekzistuesi është tashmë i amortizuar.

Pas zonës së Plazhit, qendra e Durrësit, pjesa e qytetit merr zgjidhje përfundimtare të problematikës nga rrjeti i amortizuar i kanalizimeve.

Kolektori i ri me vlerë rreth 7 milionë euro, ndërtimi i të cilit solli hapjen deri në disa metra të rrugëve të Durrësit pritet të përfundojë në pranverë.

Por kanalet e hapura në zonën e ish-Kënetës në Durrës, të ndërtuara për kullimin e ujërave të bardha janë kthyer në ujëmbledhësa edhe të ujërave të ndotur.

Për kryebashkiakun Vangjush Dako, mbyllja e këtyre kanaleve kërkon investime madhore që tejkalojnë kapacitetet lokale. Megjithatë gjysma e qytetit të Durrësit është përfshirë në investimin madhor të rrjetit të ri të kanalizimeve, i cili zgjidh një herë e përfundimisht ndotjen dhe përmbytjet.

Investimi që ka nisur për rrjetin e kanalizimeve nga brryli te shëtitorja Taulantia, e përfundon në impiantin e pastrimit të ujërave të ndotur në ish-Kënetë, hap një perspektivë të re për qytetarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh

“Shqipëria, destinacioni më i kërkuar…”

Ndihmoi vëllezërit trafikantë për…

Roli i ish-drejtoreshës së Kadastrës në grupin kriminal

Pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale

Konfiskohet hoteli në Durrës i trafikant të drogës