MENU
klinika

Moratoriumi ka rritur importet

Shqipëria, i vetmi vend europian që shpyllëzohet

03.11.2018 - 13:20

 

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që pret më shumë pemë se sa mbjell. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, deri para pak vitesh, në Shqipëri priteshin 5.5 herë më shumë sipërfaqe pyjore krahasuar me sipërfaqet që mbilleshin. Raporti i sipërfaqes së pyjeve të prera me atë të pyjeve të mbjella më i lartë se 1 bën që sipërfaqja e pyllëzuar ndër vite të ulet.

Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave miratoi në vitin 2015 një memorandum 10 vjeçar mbi prerjen e pyjeve, përjashto ato që përdoren për ngrohje. Memorandumi u kthye në ligj në shkurt të vitit 2016. Të gjendur përballë këtij fakti, bizneset e përpunimit të drurit i drejtojnë sytë drejt importit për të siguruar lëndën e parë.

Referuar të dhënave zyrtarë të Doganave në tre vite e fundit në vendin tonë janë importuar sasi në rritje të lëndës së parë drusore. Kështu, në vitin 2015 sasia e importuar ishte 53 mijë tonë dhe është sasia më e ulët e importuar në tre vite e fundit.

Viti që ka dhe sasinë më të lartë të lëndës së parë të importuar është viti 2016. Pas hyrjes në fuqi të moratoriumit, janë importuar mbi 110 mijë tonë lëndë drusore. Ndërsa në vitin 2017 sasia e importuar ka pasur një ulje të lehtë duke shkuar në 77 mijë tonë.

Referuar të dhënave zyrtare tre janë shtete kryesore prej të cilave Shqipëri importon dhe sasinë më të madhe të lëndës së parë drusore. Vendin e parë që zë dhe peshën më të madhe të importit të lëndës drusore në Shqipëri është Bosnja me mbi 93 mijë ton në tre vite e fundit. Më pas, renditen Mali i Zi, Greqia dhe Suedia.