MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit

Shqipëria rregullon kriptomonedhat?

05.11.2018 - 08:59

Kryeministri, Edi Rama, tha në fund të tetorit se qeveria po punon për krijimin e kuadrit rregullator për kriptovalutën ose monedhën virtuale, për të tërhequr sa më shumë investime të huaja dhe për të hapur tregje të reja.

“Jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën, që është një risi shokuese në botën e sotme dhe ku mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare në të gjitha vendet, pavarësisht nëse janë shumë të zhvilluara, apo janë më pak të zhvilluara. Për momentin jemi në një proces vlerësimi dhe pune për hartimin e kuadrit rregullator, pasi kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar. Nëse rezultatet e kësaj pune do të jenë të kënaqshme, atëherë ne do të promovojmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, gatishmërinë e vendit për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë, që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave globale,” tha Rama.

Rregullimi i kriptovalutave do ta vendoste Shqipërinë në linjë me veprimet e Bashkimit Europian në kët drejtim. Në datën 20 prill të këtij viti, Parlamenti Europian mbështeti një propozim për të rregulluar kriptomonedhat. Anëtarët e parlamentit votuan me një maxhorancë absolute për të mbështetur një marrëveshje të dhjetorit të vitit 2017 me Këshillin Europian, mbi masat që synonin pjesërisht të parandalonin përdorimin e kriptomonedhave në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Legjislacioni i ri në Bashkimin Europian synon të adresojë anonimitetin e teknologjisë financiare, duke implementuar rregulla për agjencitë e këmbimit të kriptomonedhave apo platformat e ndryshme.

Sipas këtyre masave, këto subjekte do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve dhe të zbatojnë të ashtuquajturat “procedurat e vigjilencës”, duke përfshirë edhe verifikimin e klientit. Direktivat e reja hynë në fuqi rreth fundit të muajit prill, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë 18 muaj afat, që nga data e publikimit në fletoren zyrtare të BE-së, për të adaptuar rregullat e reja në ligjet kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!