MENU
klinika

Padia kundër Arta Markut

Shtyu seancën/ Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit

07.11.2018 - 13:05

Prokurori Besim Hajdarmataj, ish kreu i Krimeve të Rënda kërkkon me ngulm përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e bërë nga vetë ai kundër Kryeprokurores Arta Marku.
Hajdarmataj pretendon se gjyqtari Avni Sejdiu, ka ndryshuar orën e seancës pa njoftuar, ndaj edhe ka kërkuar përjashtimin e tij.

Më 25 tetor të këtij viti, ish drejtuesi i Krimeve të Rënda paditi Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku në Gjykatën Administrative, pas urdhrit për transferim në Pogradec si prokuror të thjeshtë.
Nëpërmjet kësaj padie, ai kundërshton urdhrin për transferimin e tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në Prokurorinë e Pogradecit.

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që hetoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

Hajdarmataj u shkarkua nga kryeprokurorja Arta Marku nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, për t’u zëvendësuar me Donika Prelën, me arsyetimin zyrtar për përmirësimin e punës.