MENU
klinika

Detajet

‘Shullazi’, ambasada gjermane: Shteti shqiptar tregoi forcën e ligjit

14.11.2018 - 14:10

Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës gjermane në Tiranë në lidhje me dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada gjermane ka përshëndetur faktin që është dhënë një vendim dënimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe sipas saj, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.

Ambasada shprehet se përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është detyra kryesore për integrimin e Shqipërisë.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.
Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”– thotë ambasada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës