MENU
klinika

Jo Nobel për Letërsinë

Si ndikon mungesa e “Nobel” për letërsinë në Panair?

16.11.2018 - 09:11

Nga Andreas Dushi

Sot është dita e tretë e Panairit të Librit që për të XXI vjet radhazi organizohet në Tiranë. Dhjetra botues nga Shqipëria dhe trevat e tjera shqipfolëse promovojnë librat e rinj në aktivitetin më të madh të librit që organizohet në Shqipëri. Shkrimtarë e përkthyes, publicistë e gazetarë takohen me lexues dhe miq në atmosferë mes librash e cila, do e mos është një atmosferë e këndshmë.

Mes dhjetra titujve, thuajse çdo shtëpi botuese e ka nga një nobelist të letërsisisë, librat e të cilëve jo pa mburrje ia paraqet lexuesve të shumtë. Çdo vit, thuajse në duart e të gjithë të pranishëmve në Panair shihje librin e nobelistit të atij viti, ndërsa në biseda dyshe e treshe, dëgjoje diskutime rreth tij, ndonëse të palexuar akoma nga shumica.

Disa nga fituesit e Çmimit “Nobel” në vite

Sivjet, ky libër mungon, sigurisht jo për fajin e botuesve shqiptarë, por sepse organizatorët e Çmimit Nobel kanë vendosur që të mos jepet një “Nobel” për letërsinë. Me këtë veprim, ato kanë shkëputur një zigjir i cili prej thuajse një shekulli vijon të jetë i pakëputur në asnjërën prej rruazave të veta.

Letërsia botërore është më e vakët, pasi kjo mungesë ka ndikuar, sipas statistikave ndërkombëtare, në uljen e shitjeve të librave. Sipas tyre, çdo vit nobelisti dhe shkrimtarët e tjerë të nominuar, brenda muajit kur çmimi jepet, shiteshin me dhjetra e deri qindra herë më shumë, si dhe interesi për përkthimin e tyre në gjuhë të ndryshme të botës rritej progresivisht nga dita në ditë. Sa për këtë vit, diçka e tillë nuk ndodh, pasi nuk ka me çfarë të ndodh.

Pasuria nobeliste që sivjet është botuar për herë të parë është ajo e romanit të ri të nobelistit të vjetshëm, Kazuo Ishiguro i cili në letërsinë e tij trajton tema sociale me karakter universal.

Ka prej atyre që nuk janë të informuar për këtë vendim, prandaj pyesin stendë më stendë se ku mund të gjejnë nobelistin e sivjetëm. Me shqetësimin që kalon në mërzi kur shohin se nuk ja dalin me sfidën për të gjetur nobelistin, lexuesit largohen pa ndonjë libër tjetër.

Me ftesën që të gjithë të vizitojnë Panairin dhe askush të mos largohet nga aty duarbosh edhe këto pak ditë që kanë mbetur deri në përfundimin e tij, mos harroni se sot në 11 do të promovohet edhe një tjetër pasuri Nobel, ajo e kandidatit shqiptar Ismail Kadare i cili vjen me sprovën “Kur sunduesit grinden” në stendën e botimeve “Onufri”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët