MENU
klinika

Vitiligo

Si parandalohen njollat e bardha në lëkurë?

29.11.2018 - 22:41

Vitiligo është një sëmundje që shkakton në lëkurë humbjen e ngjyrës së saj dhe krijohen njolla të bardha.

Ndikon mes 0.2 për qind deri në 1 për qind të njerëzve në mbarë botën. Kjo mund të ndodhë në njerëzit e çdo race. Sidoqoftë, është më e theksuar te njerëzit me lëkurë të errët.

Njerëzit me vitiligo përjetojnë humbjen e ngjyrave në zona të ndryshme të lëkurës së ekspozuar. Disave mund t’i shfaqet njollë në gojë, flokë, qerpikët ose vetulla.

Çfarë shkakton vitiligo?

Vitiligo është rezultat i shkatërrimit të melanociteve të lëkurës. Melanocitet janë qeliza brenda lëkurës që prodhojnë melaninën, e cila është përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.Vitiligo mendohet të jetë një sëmundje autoimune në të cilën trupi shkatërron gabimisht melanocitet e veta.

Hulumtimet nga dhjetëvjeçari i fundit në mënyrë përfundimtare tregojnë se sistemi imunitar luan një rol në atë se si zhvillohet gjendja e lëkurës, sipas një rishikimi të publikuar në Revistën e kirurgjisë së lëkurës dhe estetikës, të vitit 2013.

“Kjo ndodh sepse një pjesë e sistemit imunitar fillon të sulmojë dhe të shkatërrojë qelizat e pigmenteve, melanociteve në lëkurë, duke rezultuar në formimin e njollave të bardha”, thotë Michelle Rodrigues, MBBS, një dermatolog në Melburn, Australi.

Ka dy lloje kryesore të Vitiligo:

• Vitiligo Nonsegmental është lloji më i zakonshëm. Pacientët me vitiligo nonsegmental përjetojnë njolla të bardha në të dy anët e trupit;

• Vitiligo segmentale, nga ana tjetër, ndodh kryesisht në një fushë (ose segment) të trupit. Rreth 10 për qind e rasteve të Vitiligo janë Vitiligo segmentale.

Është e pamundur të parashikohet se sa mund të përhapet vitiligoja e një personi dhe kur do të ndalojë përhapjen.
Vitiligo zakonisht prek të rinjtë. “Mund të fillojë në çdo moshë, por rreth gjysma e rasteve fillojnë deri në moshën 20 vjeç”, thotë Suzanne Friedler, MD, një dermatologe nga New York City.

Pra, pse qelizat imune të trupit mund të sulmojnë qelizat e shëndetshme të lëkurës në radhë të parë? Kjo pyetje ende nuk është zgjidhur plotësisht midis studiuesve, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Por duket e mundshme që gjenetika dhe shkaktarët e mjedisit luajnë një rol.

Faktorët që zhvillojnë vitiligon:

• Gjenet e lidhura me vitiligo: Hulumtuesit kanë gjetur se të paturit e një profili të caktuar gjenetik i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të vitiligos. Më shumë se 30 gjene janë identifikuar si të lidhur me gjendjen e lëkurës, dy prej të cilave janë NLRP1 dhe PTPN22;

• Zbulimet mjedisore: Shkaktarët potencialë përfshijnë djegien nga dielli dhe ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara;

• Historia familjare: Rreth 20 për qind e pacientëve me vitiligo kanë një ose më shumë të afërm të cilët janë të prekur gjithashtu;

• Një sëmundje autoimune ekzistuese: Njerëzit me një sëmundje autoimune, të tilla si sëmundja e Hashimotos ose alopecia areata, priren të zhvillojnë vitiligon. Rreth një në çdo katër pacientë me Vitiligo, ka një tjetër sëmundje autoimune.

Njollat e bardha në lëkurë janë shenjat më të zakonshme të Vitiligos. Dr. Friedler. Spote shprehet se njollat mund të shfaqen kudo në trup edhe pse zakonisht shfaqen fillimisht në zona që janë të ekspozuara në diell, si në fytyrë, në krahë dhe në duar.

Gjithashtu nuk është e pazakontë që shenjat të shfaqen në zonën e gjoksit, në sqetull dhe rreth barkut.

Ka disa shenja të tjera të Vitiligos, duke përfshirë:

• Flokët që kthehen në gri ose të bardha para kohe;

• Qerpikët ose vetullat humbasin ngjyrën dhe bëhen të bardha;

• Ndryshimi i ngjyrës në retinë e syrit;

• Humbja e ngjyrës në hundë dhe në gojë.

Përveç këtyre njollave të dukshme të bardha në lëkurë, ka simptoma të tjera fizike të lidhura me vitiligon. Për shkak se njollat janë zona të lëkurës pa melaninë, të cilat mund të bllokojnë disa rreze të rrezikshme ultravjollcë, ata mund të jenë më të ndjeshme ndaj diellit.

Dhe vitiligo gjithashtu mund të çojë në inflamacionin e irisit ose humbjen e dëgjimit. Vitiligo mund të shkaktojë shqetësim të rëndësishëm psikologjik.

Shumë pacientë me vitiligo vuajnë, veçanërisht nëse vitiligo është shfaqur në zonat e lëkurës që janë të vështira për t’u fshehur nën rroba. Aktualisht nuk ekziston një kurë për vitiligon, thotë Michele Green, MD, një dermatologe në New York City.

Por ka disa mundësi trajtimi që mund të ndihmojnë në minimizimin e shfaqjes së pikave të bardha, duke përfshirë:

• Përdorimi i kremrave për të mbuluar njollat e bardha;

• Medikamente, duke përfshirë kremrat kortikosteroide dhe vajrat që përmbajnë tacrolimus ose pimecrolimus.

Disa nga këto mundësi trajtimi shkaktojnë efekte anësore, të tilla si: lëkurë e thatë dhe kruarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN