MENU
klinika

Melatonina

Si shmangen sëmundjet vetëm me një hormon?

27.11.2018 - 11:13

I njohur si “Drakula e hormoneve”, melatonina prodhohet vetëm në errësirë.

Melatonina është një hormon natyror i prodhuar nga gjëndra pineale, e cila gjendet afër mesit të trurit. Gjatë ditës, gjëndra pineale është joaktive. Por kur errësohet, gjëndra fillon të lëshojë melatonin në gjak, duke ju bërë të ndiheni të përgjumur.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, nivelet e melatoninës mbeten të larta në gjak për rreth 12 orë, pastaj bien poshtë me kthimin e ditës.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj dritës kur është natë ose nuk merrni dritë të mjaftueshme gjatë ditës, ciklet normale të melatoninës mund të ndalen dhe melatonina nuk mund të lirohet si zakonisht.

Duhen edhe më shumë kërkime, por disa shkencëtarë besojnë se nivelet e melatoninës mund të bien me kalimin e moshës. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse njerëzit e moshuar shkojnë më shpejt për të fjetur dhe zgjohen më herët sesa kur ishin më të rinj.

Funksionet e tjera të melatoninës:

• Ndihmon në rregullimin e ciklit riprodhues të femrave, të tilla si koha e ciklit menstrual dhe fillimi i menopauzës;

• Kanë efekte të forta antioksidante, me disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.

Shtesa e Melatoninës

Shtesat sintetike të melatoninës është hormoni i vetëm në gjendet në Shtetet e Bashkuara pa recetë. Por melatonina nuk është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për sigurinë ose efektivitetin. Duhet të flisni mjekun nëse doni të merrni melatoninë.

Megjithatë disa studime tregojnë se marrja e melatoninës mund të ndihmojë në:

• Pagjumësi;

• Sëmundje zemre;

• Mos përdorimin e benzodiazepinës (bar);

• Kancerin e gjirit;

• Menopauzë;

• Kancerin e prostatës;

• Çrregullimin e vëmendjes së deficitit të hiperaktivitetit (ADHD);

• Autizëm;

• Fibromialgji;

• Djegie nga dielli;

• Sindromën i zorrëve (IBS);

• Epilepsi;

• Çështje riprodhuese;

• Problemet e tretjes;

• Dhimbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN