Frutat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40% niseshte dhe mund të përdoren të freskëta, të ziera ose të pjekura.
Kokrrat e ziera ose të pjekura kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë edhe në tretjen e ushqimeve të tjera sepse aktivizojnë gjëndrat tretëse.
Rekomandohen veçanërisht te fëmijët e vegjël në rastet e diarresë. Për një efekt sa më të mirë kurativ, përdoren gjethet e thara të gështenjës që mblidhen në periudhën e lulëzimit, lëvorja e degëve të njoma, lulet mashkullore dhe kokrrat.
Kurimi i gjendjes gripale
Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutëse të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësuese të kollës. Për këtë merren 30 gjethe gështenje dhe zihen në 200 ml ujë, derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Nga lëngu i fituar, pihet një filxhan kafeje, 1-2 herë në ditë.
Mosmbajtja e urinës
Në rastet e mosmbajtjes së urinës merret një grusht me gjethe dhe një grusht me lëvore gështenje dhe zihen në një litër ujë, për gjysmë ore. Nga lëngu i përftuar pihet një filxhan çaji në mëngjes esëll, për 10-15 ditë.
Kurimi i dizenterisë
Lëvoret e degëve të gështenjës janë një ilaç i mirë kundër çdo forme të dizenterisë dhe rasteve me hemorragji, nëse përdoren në këtë mënyrë:
Merren 30-80 gr lëvore degësh dhe zihen në një litër ujë, për gjysmë ore. Nga çaji i përftuar pihet 3-4 gota në ditë. Ai përdoret me sukses edhe kundër dhimbjeve të syve, duke i shpëlarë së jashtmi me të.