07.11.2018 - 17:48
Gjatë vizitës së tij në Itali, Presidenti Ilir Meta u takua u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.
Meta në këtë vizitë është shoqëruar nga Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Meta, Majko, por edhe Neritan Ceka, kanë kënduar së bashku këngë arbëreshe.
Presidenti Meta u takua edhe me Sergio Mattarella-n, pas ceremonisë solemne, zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partneritetin strategjik si dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë.