MENU
klinika

Mbledhja jashtë radhës së zakonshme

Sot seanca parlamentare/ Çfarë pritet të ndodhë?

06.11.2018 - 08:26

Mbledhja që do të zhvillohet nga Parlamenti ditën e sotme është jashtë radhës së zakonshme.

Deputetët do të mblidhen për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Grupi parlamentar i PS ka miratuar ditën e djeshme me dakordësi të plotë që Sandër Lleshi të mbajë postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit, pasi Presidenti Meta nuk dekretoi emrin e tij në krye të këtij dikasteri.

Lidhur me gjithë çështjen në Kuvend do të mbahet një fjalim nga kryeministri Rama.

rama paralajmeron arrestime-konica.al
rama paralajmeron arrestime-konica.al

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama e quajti ‘shkelje kushtetuese”nga ana e presidentit Meta mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Por përmes zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi mesazhi që i përcillet kryeministrit është:

“Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit që përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.