Reperi shqiptar, Stresi, prej 17 tetorit ndodhet në burg, por një video “live” në llogarinë e tij të “Instagram”-it i ka befasuar të gjithë fansat e tij së fundmi.
Video ka nxitur menjëherë reagime dhe komente të shumta, duke u ndjekur nga mijëra persona, por në fakt, në llogarinë e reperit ishte futur menaxheri i reperit të njohur.
Stresi u arrestua nga policia më 17 tetor, pasi dyshohet si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë.
Ai u vu në pranga ndërsa ishte në një hotel në periferi të kryeqytetit në zonën e Linzës. Policia i gjeti reperit një armë pistoletë si dhe një sasi të vogël lënde narkotike.
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për reperin, ndërsa pak ditë më parë, ai nuk pranoi ta apelonte këtë vendim, duke u shprehur se nuk ka besim në te drejtësia në vendin tonë. Ndërkohë, prindërit e Arkimed Lushajt janë shprehur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se gjithçka është e sajuar nga policia.
Por kjo çështje i ka hapur edhe probleme të tjera reperit. Policia tha në deklaratën zyrtare se Stresi është arrestuar në hotel në prani edhe të një vajzë, për të cilën babai i tij tha se ishte një fanse e cila kishte për synim vetëm të realizonte një foto. Ndërsa e fejuara e Stresit ka thënë se marrëdhënia e tyre vazhdon, por u shpreh se pret një sqarim nga partneri i saj.