MENU
klinika

Askush s'e priste

Surprizë 20 milionë dollarë nga… shefi!

23.11.2018 - 11:10

Punonjësit e një kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një surprizë të jashtëzakonshme, 20 milionë dollarë shpërblim!

Mark Baiada, themeluesi i kompanisë, “Bayada Home Health Care”, shfrytëzoi Ditën e Falenderimeve për të realizuar surprizën e tij për punonjësit e kompanisë që merret me kujdesin shëndetësor në shtëpi.

Baiada i tërhoqi 20 milionë dollarë nga llogaria e tij personale për t’ua dhënë ato punonjësve të tij. Dhe vendimin ai ua komunikoi gjatë drekës me punonjësit, të cilët iu përgjigjën me entuziazëm lajmit, me shumë përqafime kolektive. Në fakt, ai nuk ua ka ndarë paratë në mënyrë të barabartë. Punonjësit e rinj do të përfitojnë më pak nga kjo shumë.

Baiada nuk ishte dashur veçanërisht nga punonjësit e saj derisa ajo përfundoi nën hetim për mungesën e pagesës jashtë orarit disa prej tyre. Por kjo dhuratë, ndoshta do ti bëjë që të harrojnë disa keqkuptime të së kaluarës.