Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi ditën e sotme arsyen pse ka heshtur në lidhje me akuzat e ngritura kundrejt tij si i përfshirë në trafikun e drogës.
“Ju e mbani mend se si ka filluar në studion tuaj 1 vit më parë. Po flas për hetimet.
Ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur, unë kam qenë në mënyrë konstante në vëmendjen e atyre që sa herë të përmendej një punë krimi emri im ishte aty.
I vetmi që ka heshtur kam qenë unë, por ka heshtur pasi nuk doja të përfitoja nga pushteti që kisha për shkak të detyrës që kam patur.”
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka sqaruar për herë të parë në mënyrë të detajuar pas nje viti akuzash, raportin e tij me drejtësinë, si dhe përgjigjet lidhur me raportin e tij me partinë.
“Termi, partia të lëshoi mua as më ngroh dhe as më ftoh. Të them të vërtetën as e dua partinë për të vërtetën time.
Ndoshta juve ju duket si batutë e thënë në televizor, por unë do preferoja dënimin, se sa lirimin me kushte. Qoftë dhe kushtet nga partia, ku une jam angazhuar bashke me shume te tjere.
Unë nuk besoj që një drejtësi është e plotë, në rast se ndikohet nga pushteti”, tha Tahiri.
Ndërkohë, Tahiri nuk la pa përmendur në studion e Opinion, dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelapër të cilin tha se beson se është i pafajshëm dhe në rast të kundërt, ky i fundit ka abuzuar me besimin e tij.
Tahiri deklaroi se njeh vetëm drejtorin e qarkut të Vlorës, ndërsa dy policët e tjerë as nuk i njeh.
“Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”,-tha Tahiri.
“Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm.
Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë.
Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi.”