Përplasja e ditës së sotme midis policisë dhe banorëve të Unazës së Re, nuk ka mbetur pa u komentuar nga figurat politike dhe jo vetëm.
Protesta u cilësua e dhunshme duke qenë se u lënduar forca të policisë, si dhe protestues.
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një status në Instagram, ai akuzon opozitën për mënyrën se si reaguan pas plagosjes së efektives 24-vjeçare që humbi 2 gishta sot nga një kapsoll.
Ish-ministri doli në krah të polices duke shkruar: “Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke”.
Statusi i plotë i Tahirit:
“Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!
Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.
Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte.
Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen.
Te jam prane me shpirt!”