Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se duhet të shkojmë drejt një unifikimi doganor dhe se tarifa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike.
Ai tha se ky vendim është irracional në kushte normale.
Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e pestë tradicional të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në qytetin e Pejës, tha se brenda gjashtë muajve do të ketë zero tarifa ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Rama tha se është koha që të vendosen zero tarifat nga të dyja vendet.
Kosovë
Ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me ministrin shqiptar të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kanë nënshkruar Marrëveshjen për heqje të tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas të cilit nga 1 qershori 2019, qytetarët e dyja vendeve do të flasin dhe do të përdorin internetin sikurse brenda vendit.
Një ndër elementet kryesore të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shkëmbimit të shërbimeve dhe mallrave janë edhe komunikimet elektronike e në veçanti shërbimet telefonike në mes të vendeve kudo që ato ndodhen.
Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur mirë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Vuçiç e ka cilësuar hipokrizi takimin në Pejë, në një kohë kur sipas tij Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës.
Maqedoni
Në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale, i njohur si “Titanik”.
Në seancën e kaluar u dëgjuan rreth 80 biseda në periudhën mes rreth të dytë dhe tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013. /Konica.al/