MENU
klinika

Koncesioni Tiranë-Durrës

Tarifa e rrugës parashikohet 2 deri në 5 euro

02.11.2018 - 16:30

Rruga Tiranë-Durrës propozohet të tariforet me një taksë që varion nga 2 euro për automjetet e vogla në 5 për kamionët. Edhe pse zyrtarisht ende nuk është bërë asgjë publike sipas burimeve studimi i fizibiliteit ka parashikuar këto dy tarifa. Dy kompanitë që kanë bërë ofertën janë Albstar dhe Trema Inxhiniering.

Tarifa e propozuar për automjetet që do kalojnë në rrugën Tiranë-Durrës parashikohet të jetë 2 euro për makinat e vogla dhe 5 për kamionët.

Aktualisht ende nuk është bërë asgjë zyrtare dhe ministria tashmë është duke analizuar projektin. Sipas burimeve oferta e pakërkuar është bërë nga dy kompanitë Albstar dhe Trema Inxhinering të cilat parashikojnë të zgjerojnë autostradën duke e bërë atë me 6 korsi. Qeveria e ka parashikuar Në projektbuxhetin e vitit 2019, dhënien e këtij konçesioni duke vënë në dispozicion një shumë prej 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Ekspertët e kundërshtojnë dhënien me konçesion të kësaj rruge për shkak të impaktit ekonomik që do të sillte.

Kjo rrugë kërkohet të merret me Konçesion i formës BOT për 30 vitet e ardhëshme.

Aktualisht kjo rrugë përshkruhet nga 50.000 automjete në ditë. Edhe në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet, të ardhurat e firmës në rast se faturon 2 euro për kalim të rrugës do të jenë 1.1 miliardë euro ose më shumë se tre herë nga investimi fillestar.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!