Mesditën e sotme janë pasqyruar detaje të reja nga vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër dhe plagosjes së Fatmir Mehajt, mesditën e sotme (14 nëntor).
Policia deri më tani ka shoqëruar për të marrë në pyetje rreth 20 persona, mes tyre dëshmitarë okularë.
Mësohet se nga dëshmitë e personave dhe këqyrja e disa kamerave të sigurisë rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtari e ka pritur në një motor.
TMAX 550 kubik ngjyrë i errët rezulton të jetë mjeti që kanë lëvizur autorët, që më pas është djegur.
Autori vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafandra të errëta, ku autori mësohet se është afruar pranë viktimes në një distancë me pak se 10 metra dhe ka qëlluar ndaj tij.
Sipas dëshmitarëve autori mbante veshur një xhakete ngjyre te kuqe. Ndërsa personi i plagosur është qëlluar pasi tentoi të nderhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.
Sipas policisë mbetet i veshtirë identifikimi i autorëve për shkak se nga pamjet e verifikuara permes kamerave, skafandat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autoreve apo ndonjë tipar dallues.