MENU
klinika

Detajet

Të Drejtat e Fëmijëve, Meta viziton fëmijët talasemikë

20.11.2018 - 09:48

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ka zgjedhur të vizitojë fëmijët më në nevojë, ata talasemikë.

Në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka organizuar një seancë dhurimi gjaku, pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se ndihet krenar, që sot, në këtë ditë të rëndësishme organizohet kjo seancë dhurimi gjaku, “duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përhershëm”.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre”, thekson ndër të tjera kreu i Shtetit.