Princi Harry kurorëzoi në martesë gjatë verës lidhjen e tij me Meghan Markle, e cila është raportuar edhe se është shtatzënë.
Por nëse marrëdhënia në çift duket se po shkon për mrekulli për Princin Harry nuk mund të thuhet e njëjta për marrëdhënien mes vëllezërve.
Sipas një burimi të afërt me vëllezërit, Daily Mail shkruan se marrëdhëniet me Harryr dhe William nuk janë aspak të mira dhe kjo gjë po detyron çiftin e ri të braktis Kensington Palace.
Meghan Markle dhe Princ Harry do të shpërngulen në një shtëpi ‘kasolle’. Daily Mail shkruan se sipas një zëdhënësi të çiftit, Duka dhe Dukesha e Sussex do të shpërngulen në Frogmore Cottage në pronën Windsor në fillim të vitit që vjen.
“Frogmore Cottage,” ose Kasollja Frogmore, është një shtëpi mbretërore në afërsi të Windsor Castle, rreth 20 minuta larg Londrës. Frogmore Cottage është një nga pronat e Frogmore House, vendi ku Harry dhe Meghan mbajtën ceremoninë private të dasmës.
Kjo banesë është një dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe ka dhjetë dhoma gjumi dhe një dhomë për foshnjën.