Duke filluar nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.
Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.
“Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore”- njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ndërkaq, ARRSH beën me dije se ajo dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.