MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Thaçi: Mora mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë

28.11.2018 - 10:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një takim me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për perspektiven euroatlantike dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Thaçi: Mora mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë konica.al
Thaçi: Mora mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë konica.al

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se “edhe sot në Shtëpinë e Bardhë mora mbështetjen e plotë nga administrata e presidentit Trump, për të shfrytëzuar këtë mundësi të papërsëritshme dhe për të arritur një marrëveshje që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në rrugëtimin e pandalshëm euroatlantik dhe janë të përkushtuara për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot në Shtëpinë e Bardhë mora mbështetjen e plotë nga administrata e presidentit Trump, për të shfrytëzuar këtë mundësi të papërsëritshme dhe për të arritur një marrëveshje që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Përkrahja SHBA-së, Kosovës i ka sjellë gjithmonë suksese. Prandaj duhet ta çmojmë këtë mbështetje edhe në këtë fazë përfundimtare të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Vazhdon mbështetja amerikane për Kosovën