Këngëtarja e famshme Ariana Grande po kalon periudhën më të vështirë të jetës së saj. Ngjarjet e dy viteve të fundit kanë ndikuar thellësisht në gjendjen e saj mendore.
Sulmi terrorist në Manchester që i mori jetën 22 personave dhe plagosi 500 të tjerë e bëri këngëtaren që të merrte 1 vit pushim nga karriera e saj pasi ra në një gjendje depresive.
Pak muaj më parë ish i dashuri i saj reperi Mac Miller u nda nga jeta si pasojë e një mbidoze ndërkohë që ata kishin vetëm 5 muaj që ishin ndarë.
Gjithashtu, javën e kaluar Ariana i dha fund fejesës me Pete Davidson pasi ankthi nuk e lejonte që të kishte një jetë normale.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka thënë se ndihet e mërzitur me veten e saj se nuk ka arritur ta mundë ankthin në të cilin gjendet duke theksuar se ka vërtetë probleme serioze në gjenden e saj mendore.