MENU
klinika

"Kurrë mos thuaj kurrë"

Topalli flet për zhgënjimin nga politika dhe kthimin e saj

01.11.2018 - 19:09

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka patur ditën e sotme një dalje publike, ndonëse është tërhequr nga jeta politike, dhe ka folur mbi politikën që po zhvillohet ditët e fundit.

Topalli pohon se ka kohë që nuk i ndjek më zhvillimet e Kuvendit, ndërsa shton se ndihet e zhgënjyer nga politika.

Ndërohë lidhur me rikthimin e saj në politikë, Topalli tha se; ‘kurrë mos thuaj kurrë’, duke treguar kështu edhe disa nga arsyet që e bëjnë të mendojnë kthimin.

jozefina-topalli-konica.al
jozefina-topalli-konica.al

“Nuk mund të them se e ndjek parlamentin e Shqipërisë, pasi më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë.

Më duket sikur ka një rënie në tërësinë e vet. Më krijon një ndjenjë trishtimi dhe bëj pyetjen; po pse?.

Thonë se ‘kurrë mos thuaj kurrë’ (rikthimit ne politikë). Nuk them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsyeje njerëzore mbi të gjitha.

Çdo personi në vendin tonë, kur sheh se ai po braktiset nga ata që janë jo vetëm brezi i ri, shifrat janë alarmante.

Kjo është një arsye e fortë dhe e dhimbjesh për të dhënë; po mirë a duhet të bëjmë diçka?”, -tha Topalli.