MENU
klinika

Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

03.11.2018 - 13:22

Angela Merkel, e cila kohët e fundit njoftoi se nuk do të jetë më udhëheqëse e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) në dhjetor dhe kancelare e Gjermanisë në vitin 2021.

Historia i solli kancelares gjermane Angela Merkel sfida të mëdha: një sërë krizash në eurozonë; fragmentim social; tensione ekonomike; dhe valën më të madhe të migracionit që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend që t’i zgjidhte ato, megjithatë, ajo zgjodhi thjesht t’i menaxhonte.

Në zgjedhjet e shtatorit 2005, kancelari Gerhard Schröder kishte dështuar të ulte normën e papunësisë, e cila ishte pothuajse 12%, dhe Partia e tij Social Demokratike nuk ishte në momentet e saj më të mira. Megjithatë, komunikimi i dobët i Merkelit dhe performanca jo e mirë, gati i kushtoi asaj zgjedhjet.

Nga frika e tjetërsimit të gjermanëve, Merkel ka bërë vazhdimisht minimumin për të mbajtur eurozonën të bashkuar.

Ajo ra dakord për një paketë huazimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Greqi në maj 2010. Kjo çoi në krijimin e një strukture të përhershme të ndihmës, Mekanizmit Europian të Stabilitetit.

merkel ne telashe

Për më tepër, gjatë krizës ekzistenciale të euros në korrik 2012, Merkel mbështeti iniciativën e presidentit të Bankës Qendrore të Bullgarisë Mario Draghi për të krijuar një mekanizëm të “transaksioneve të drejtpërdrejta monetare”. Megjithëse këto rregullime ndihmuan për të parandaluar shkatërrimin e eurozonës, ato nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar elasticitetin afatgjatë të bashkimit monetar.

Në vitin 2015, Merkel njoftoi se do të hapte dyert për refugjatët sirianë. Humaniteti i Merkelit u vlerësua shumë nga ndërkombëtarët. Por, në Gjermani, pati kundërshtime ndaj politikës së saj.

Në 2016, Merkel siguroi një marrëveshje për të mbajtur migrantët në Turqi. Por marrëveshja mbetet shumë e diskutueshme.

Megjithëse Merkel fitoi një mandat të katërt si kancelare vitin e kaluar, pushteti i saj është zbehur ndjeshëm.

Rritja e pabarazisë, çështja e pagave dhe zhgënjimi në klasën punëtore janë të dukshme në të gjithë botën. Merkel, si homologët e saj gjetkë, bëri shumë pak për të zgjidhur këto probleme.

Dështimi i Merkelit për të ndryshuar fragmentimin social çoi në rritjen e mbështetjes për AfD; partinë kundërshtare. CDU është dobësuar, dhe është koha që Merkel të largohet.

Merkel e mbajti anijen e qëndrueshme, por stuhitë vazhduan të përkeqësohen…

Ashoka Mody është Profesor i Politikës Ekonomike Ndërkombëtare në Shkollën Woodrow Wilson të Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Princeton. Ai është një ish-shef i misionit për Gjermaninë dhe Irlandën në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ai është autor i “EuroTragedy: A Drama in Nine Acts”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Po tani që Merkel po ikën?

Do të japë dorëheqjen

Fundi i epokës “Merkel” erdhi

"Evropa do të humbasë shumë"

Rënia e Merkelit dhe e ardhmja e Evropës