MENU
klinika

Arsyet

Trump anulon takimin me Putin në G20

29.11.2018 - 18:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anulluar takimin me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, që ishte planifikuar për të shtunën e ardhshme në Buenos Aires gjatë  samitit të G20-ës.

“Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anullonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!”, shkruan Trump në një status në Twitter.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas duke përmendur edhe një “lufte të plotë” me Moskën.